13 gjëra që një Person i Humbur nuk mund të bëjë! | 5 Pikat - 5 Mësimet e Biblës për Shpëtimin

5 Mësime dhe të Vërteta Biblike që lartësojnë Perëndinë dhe ia japin lavdinë vetëm Atij për shpëtimin dhe që besoheshin dhe mësoheshin nga Reformatorët dhe Protestantët por sot të injoruara dhe të kundërshtuara nga Kisha Moderne bashkëkohore.

13 gjëra që një Person i Humbur nuk mund të bëjë!

Shpërndaje
Konsideroni këto trembëdhjetë gjëra shpirtërore që një person i pashpëtuar nuk mund të bëjë:

1. AI NUK MUND TË MENDOJË SI ZOTI MENDON:


"Duke qënë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia", thotë Zoti. "Ashtu si qiejtë janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja." (Isaia 55:8-9)

2. AI NUK MUND TA KUPTOJË PERËNDINË:

"A mundesh ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmërinë e të Plotfuqishmit? Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? janë më të thella se Sheoli: çfarë mund të dish?" (Jobi 11:7-8)

3. AI NUK MUND TI SHIKOJË GJËRAT SHPIRTËRORE:


"Jezusi iu përgjigj dhe tha: "Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë" (Gjoni 3:3)

4. AI NUK MUND TË NJOHË ZEMRËN E VET:


"Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë?" (Jeremia 17:9)

5. AI NUK MUND TË DREJTOJË HAPAT E VETA:


"O Zot, unë e di që rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij." (Jeremia 10:23)

6. AI NUK MUND TA ÇLIROJË VETEN NGA MALLKIMI I LIGJIT:


"Dhe të gjithë ata që themelohen mbi veprat e ligjit janë nën mallkim, sepse është shkruar: ``I mallkuar është kushdo që nuk qëndron në të gjitha ato që shkruhen në librin e ligjit për t`i praktikuar" (Galatasit 3:10)

7. AI NUK MUND TË MARRË FRYMËN E SHENJTË:


"Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh . . ." (Gjoni 14:17)

8. AI NUK MUND TË DËGJOJË (të marrë dhe të kuptojë) FJALËN E ZOTIT:


"Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë." (Gjoni 8:47) 

"Dhe njeriu natyror (i pashpëtuar) nuk i rrok gjërat që janë të Frymës së Shenjtë; sepse për të janë marrëzi dhe nuk mund t`i njohë; sepse ato gjykohen frymërisht." (1 Korintasit 2:14)

9. AI NUK MUND TA LINDË VETEN NË FAMILJEN E PERËNDISË:


"të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia" (Gjoni 1:13) 

"Ai i thotë në fakt Moisiut: "Do të kem mëshirë për atë që të kem mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri". Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që shfaq mëshirë." (Romakët 9:15-16)

10. AI NUK MUND TË PRODHOJË PENDESËN DHE BESIMIN NË KRISHTIN:


"Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush." (Efesianët 2:8-9)

"Juve ju është dhënë... që të besoni në të..." (Filipianët 1:29)
"....me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen..." (2 Timoteu 2:25)
"...atyre që kanë marrë për pjesë një besim të çmueshëm sikurse edhe ne..." (2 Pjetri 1:1)

11. AI NUK MUND TË VIJË TE KRISHTI:


"Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq . . . Për këtë arsye ju thashë se askush nuk mund të vijë tek unë, nëse nuk i është dhënë nga Ati im" (Gjoni 6:44, 65)

12. AI NUK MUND TË BESOJË TE KRISHTI:


"Por ju nuk besoni, sepse nuk jeni nga delet e mia, siç jua kam thënë." (Gjoni 10:26)

13. AI NUK MUND TË KËNAQË PERËNDINË: 


"Sepse ata që rrojnë sipas mishit e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që rrojnë sipas Frymës në gjërat e Frymës... Prandaj ata që janë në mish nuk mund t`i pëlqejnë Perëndisë. Nëse Fryma e Perëndisë banon në ju, ju nuk jeni më në mish, por në Frymë. Por në qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit, ai nuk i përket atij." (Romakët 8:5, 8, 9)
KËSHTU QË, NJERËZIMI NUK MUND TË FLASË PËR FAKTIN E PAAFTËSISË SË TIJ TOTALE PËR TË BËRË NDONJË GJË PËR GJENDJEN E TIJ TË HUMBUR.

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Pages