Kuptimi i vertete i 2 Pjetrit 3:9 | 5 Pikat - Doktrinat e Hirit

5 Mësimet dhe të Vërtetat Biblike që besoheshin dhe mësoheshin nga Reformatorët dhe Protestantët por sot të injoruara dhe të kundërshtuara nga Kisha Moderne.

Kuptimi i vertete i 2 Pjetrit 3:9

Shpërndaje

2 Pjetri 3:9 - "...Nuk do qe ndokush te humbase, por qe te gjithe te vijne ne pendim." 

Uau! Ne pamje te pare kur lexon kete varg jashte kontekstit duket sikur po thote qe Perendia nuk do qe asnje njeri te humbase, dhe per rrjedhoje, nuk ka zgjedhje dhe paracaktim. 

Ta marrim vargun te plote

"Zoti nuk vonon plotesimin e premtimit te tij, sic mendojne disa se te ishte vonese; por eshte zemergjere ndaj nesh, sepse nuk do qe ndokush te humbase, por qe te gjithe te vijne ne pendim."

Cili eshte konteksti i pasazhit? Per ke e ka fjalen apostulli ketu? E ka fjalen per te gjithe boten apo per nje grup njerezish? Le ta studiojme vargun ne kontekstin e tij.

Pjetri po ua drejton kete leter nje grupi te caktuar njerezish, nje audience besimtaresh dhe ne kete pasazh ai flet per kthimin e Krishtit. Ne lidhje me kthimin e Krishtit disa njerez po thonin: 

"Ku eshte premtimi i ardhjes se tij?... te gjitha gjerat mbeten ne po ate gjendje si ne fillim te krijimit." (2 Pjetri 3:4)

Ne vargun 9 Pjetri pergjigjet 

"Zoti nuk vonon plotesimin e premtimit te tij, sic mendojne disa se te ishte vonese, por eshte zemergjere ndaj NESH, sepse nuk do qe ndokush te humbase, por qe te gjithe te vijne ne pendim."

Ndaj kujt po tregohet zemergjere Perendia? Kush jane keta njerezit per te cilet Perendia deshiron qe te mos humbasin por te vijne ne shpetim? Per ke e ka fjalen ai? A po flet Pjetri per cdo njeri ne planet apo per nje grup te caktuar? Vete vargu dhe konteksti na e tregon.

Pjetri po thote se arsyeja qe Zoti ende nuk eshte kthyer eshte sepse Ai eshte zemergjere ndaj NESH, dhe sepse nuk do qe ndokush te humbase, por qe te gjithe te vijne ne pendim. 

Por kush jane keta "NESH" per te cilet Perendia nuk do qe te humasin por te vijne ne pendim? Cdo njeri ne planet apo nje grup njerezish? Per ta zbuluar kete shkojme vetem nje varg me perpara, vargu 8:

 "Por nje gje mos harroni, TE DASHUR: se prane Zotit nje dite eshte si nje mije vjet, dhe nje mije vjet si nje dite." 

Pra, "NESH" te vargut 9 jane "TE DASHURIT" ne vargun 8.


Te dyja vargjet bashke lexojne:

"Por nje gje mos harroni, TE DASHUR: se prane Zotit nje dite eshte si nje mije vjet, dhe nje mije vjet si nje dite. Zoti nuk vonon plotesimin e premtimit te tij, sic mendojne disa se te ishte vonese; por eshte zemergjere ndaj NESH, sepse nuk do qe ndokush te humbase, por qe te gjithe te vijne ne pendim."

Pra, Perendia po tregohet zemergjere dhe nuk deshiron qe te humbasin TE DASHURIT. 

Por kush jane keta "te dashur"? Le te qendrojme ne te njejtin kapitull, ne kapitullin 3 te vargu i pare i tij. 2 Pjetri 3:1 thote:

"TE DASHUR, kjo eshte e dyta leter qe po ju shkruaj..."

Pra, pergjigjja per misterin tone se kush jane "NESH" te vargu 9 dhe "TE DASHURIT" e vargut 8 jane ata te cileve Pjetri po u dergon letren e tij te dyte. Kush jane keta?
Kete e zbulojme thjesht duke shkuar te letra e pare e Pjetrit, kapitulli 1, vargu 1 ku ne zbulojme keto fjale ndricuese.

"Pjetri, apostull i Jezu Krishtit, TE ZGJEDHURVE ne diasporen e Pontit, te Galatise, te Kapadokise, te Azise dhe te Bitinise."

Si perfundim, Perendia duket sikur po e vonon kthimin e Tij ne menyre qe te gjithe te dashurit dhe te zgjedhurit e Tij te vijne ne pendese. Ai nuk do qe asnje prej nesh, te zgjedhurve te Tij, te humbase. 

Atehere ky varg nuk e hedh poshte zgjedhjen e Perendise, perkundrazi, nese merret ne kontekst e perforcon ate. Pjese te tjera te Bibles si Efesianet 1 apo Romaket 9 na flasin me shume per kete teme e cila mund te jete e veshtire por eshte nje mesim biblik dhe nese eshte ne Bibel nuk duhet te kemi frike ta mesojme, ta predikojme dhe ta perqafojme.

Zoti na ndihmofte.


Soli Deo Gloria
Bestar Flamuraj

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Pages