Cfare eshte nje kalvinist? | 5 Pikat - Doktrinat e Hirit

5 Mësimet dhe të Vërtetat Biblike që besoheshin dhe mësoheshin nga Reformatorët dhe Protestantët por sot të injoruara dhe të kundërshtuara nga Kisha Moderne.

Cfare eshte nje kalvinist?

Shpërndaje
Nje kalvinist nuk eshte nje person qe ndjek Kalvinin apo ndonje person tjeter. Ky eshte thjesht nje term qe tregon se personi ka braktisur mesimet njerezore te futura prej Arminit ne shek.16 ne kishe dhe qe prevalojne kaq shume ne ungjillorizmin e sotem modern dhe eshte rikthyer te Bibla dhe ka perqafuar te vertetat e medha biblike qe u rikuperuan gjate Reformacionit Protestant. Te vertetat e medha qe shpetimi yne eshte vetem prej hirit, vetem nepermjet besimit, vetem ne Krishtin, vetem per lavdine e Perendise. Pra, shpetimi eshte vetem prej Zotit dhe hirit te Tij. Ai beson tashme ne 5 Solat e Reformacionit te cilat jane: Sola Sriptura - Vetem Shkrimi per jeten dhe praktiken, Sola Fide - Vetem Besimi per shpetimin, Sola Gratia - Vetem prej Hirit, Solus Christus - Vetem ne Krishtin, Soli Deo Gloria - Vetem per lavdine e Perendise. Ai gjithashtu beson ne 5 te vertetat e medha biblike qe ishin pergjigjja e Reformacionit Protestant ndaj mesimve jobiblike te Arminianizmit. Keto 5 te verteta biblike jane: Mekatshmeria e plote e njeriut - njeriu eshte i vdekur ne mekat, i verber, urrejtes i drites dhe Perendise dhe skllav i mekatit. Zgjedhja prej Perendise - Perendia, ne hirin e tij te madh, na ka zgjedhur qe perpara themelimit te botes. Shlyerja Specifike e Krishtit - Krishti shleu dhe pagoi per mekatet e te zgjedhurve te tij. Hiri i Parezistueshem - Perendia ne kohen e Tij na riperterin, na ndryshon dhe na terheq te Biri. Qendrueshmeria e Shenjtoreve - Pasi Perendia na ka riperterire dhe na ka dhene nje zemer te re Ai do te na mbaje ne doren e Tij dhe ne besim deri ne fund. Ai gjithashtu eshte nje person qe ka kuptuar qe gjithcka duhet te jete rreth Perendise dhe jo njeriut. Predikimi, ungjillizimi, adhurimi dhe gjithcka tjeter duhet te kete ne fokus Perendine, jo njeriun. Ky eshte fillimi i Teologjise se Reformuar. 



No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Pages