Të kuptosh 1 Timoteun 2:4 | 5 Pikat - Doktrinat e Hirit

5 Mësimet dhe të Vërtetat Biblike që besoheshin dhe mësoheshin nga Reformatorët dhe Protestantët por sot të injoruara dhe të kundërshtuara nga Kisha Moderne.

Të kuptosh 1 Timoteun 2:4

Shpërndaje

Nga Pastor Xhon Samson (John Samson)


Perëndia "dëshiron që të gjthë njerëzit të shpëtohen dhe të vijnë te njohja e së vërtetës." 1 Timoteu 2:4

Shpesh herë kam dëgjuar njerëz të citojnë 1 Timoteun 2:4 për të hedhur poshtë, mësimin biblik mbi hirin Sovran ose zgjedhjen Hyjnore. Duke cituar këtë varg ata më kanë thënë se Perëndia nuk ka asnjë interes të zgjedhë disa njerëz të caktuar për shpëtim por Ai dëshiron që çdo njeri të shpëtohet. Por ne duhet të mbajmë mend që fjala "të gjithë" gjithmonë ka një kontekst. Ndonjëherë mund të nënkuptojë të gjithë njerëzit kudo, ndonjëherë nënkupton "të gjithë" në sensin "të gjitha llojet" ose "të gjitha klasat ose tipet" e njerëzve ose herë të tjerave i referohet të gjithve brenda një tipi ose klase të caktuar.. Për shembull, ne bëjmë të njëjtën gjë kur një mësuese në klasë mund të bëjë pyetjen, "a jemi TË GJITHË këtu?" ose "a janë TË GJITHË këtu?" Ajo nuk po pyet nëse të gjithë në planetin tokë është në klasë, por për shkak të kontekstit në të cilën pyetja shtrohet (klasa e mësueses) ne kuptojmë që ajo po i referohet të gjithve brenda një klase ose lloji të caktuar - në këtë rast, të gjithë nxënësit ishin të pranishëm 

Unë besoj se 1 Timoteu 2:4 po flet për të gjithë në sensin e "të gjitha llojeve." 

Cila është baza ime biblike për këtë që po them? 

Konteksti. Le të lexojmë pasazhin: 

1 Timoteu 2:1-4 “Bëj thirrje, pra, para së gjithash, të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falenderime për të gjithë njerëzit. 2 Për mbretërit dhe për të gjithë ata që janë në pozitë të lartë, që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë në çdo perëndishmëri dhe nder. 3 Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, shpëtimtarit tonë, 4 i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe të vijnë te njohja e së vërtetës.” 

Kush janë "të gjithë njerëzit" e vargut 1? Unë besoj se "të gjithë njerëzit" e vargut të parë janë të njëjtët "të gjithë njerëzit" e vargut 4, sepse subjekti nuk ndryshon në vargjet në mes. 

Kur Pali shkroi "Bëj thirrje, pra, para së gjithash, të bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falenderime për të gjithë njerëzit.." mos po e pyeste Timoteun ai të merrte ekuivalentin e numratorit telefonik dhe duke filluar nga a-ja deri te zh-ja të bënte përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falenderime për çdo individ në qytet... Ose më shumë se kaq, për të gjithë botën? 

Nuk mendoj kështu. Pse e them këtë? Sepse Pali e kualifikon vargun 1 me varagun 2 kur ai flet për "mbretërit" (mbretërit janë lloje njerëzish) dhe "ata në pozitë të lartë" (përsëri "ata në pozita të larta" janë lloje njerëzish). 

Pse duhet të lutemi për ta? 

Një nga arsyet pse duhet të lutemi për ta është sepse këta njerëz (mbretërit dhe ata në pozitë të lartë autoriteti) marrin vendime që kanë efekt mbi tërë shoqërinë. Nëse këta njerëz i kanë sytë e tyre të hapur, ata nuk do të jenë persekutuesit e të krishterëve por do të nxjerrin ligje që do ta kufizojnë mëkatin "që të mund të shkojmë një jetë të qetë dhe të paqtë në çdo perëndishmëri dhe nder." Kështu që një nga arsyet për tu lutur për ta është sepse një qeverisje e mirë mund të nënkuptojë një masë paqeje në shoqëri, dhe është shumë më e lehtë të shpallësh Ungjillin kur nuk ka trazira. 

Ky pasazh gjithashtu na çon në një arsye tjetër për tu lutur, që Perëndia dëshiron që të gjithë (të gjithë kush?) .. Të gjithë llojet e njerëzve.. Duke përfshirë edhe njerëzit me influencë me autoritet në shoqëri.. Të shpëtohen. 

Mesazhi i tij ndaj Timoteut ishte ky: Mos u lut vetëm për fshatarët, fermerët dhe të paedukuarit (njerëzit që po vinë te Krishti në numra të mëdhenj tani), por kujto që të lutesh për mbretërit dhe vetë sunduesit e shoqërisë të cilët në këtë kohë po persekutojnë të krishterët. Lutu për këtë lloj prioriteti - bëje "para së gjithash" - lutu për këta njerëz Timote - sigurohu që kisha po lutet për këta njerëz - sepse Perëndia dëshiron të gjithë llojet e njerëzve - madje edhe mbretërit (ose perandorët si Cezari) dhe elitën në shoqëri - njerëz të çdo lloji, të shpëtohen. 

Ne duhet të mbajmë mend që të krishterët më të hershëm ishin pothuajse të gjithë nga klasa e ulët e shoqërisë, kështu që ky do të ishtë një lajm i MADH për ta. Siç shkruajti Pali diku tjetër.. 

1 Korintasit 1:26-29, “26 Shikoni në fakt thirrjen tuaj, vëllezër, sepse ndër ju ka jo shumë të urtë sipas mishit, jo shumë të fuqishëm, jo shumë fisnikë. 27 por Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta të botës për të turpëruar gjërat e forta; 28 dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat jo fisnike të botës dhe gjërat e përçmuara, edhe gjërat që nuk janë, për të asgjesuar ato që janë, 29 që asnjë mish të mos mburret para tij.” 

Një tjetër Shkrim te Zbulesa kapitulli 5, na jepet një e dhënë profetike mbi të ardhmen, duke na zbuluar çfarë kreu Qengji Jezus në veprën e tij shlyese në kryq. Ai nuk i shpëtoi të gjithë ose të bënte një shlyerje thjesht potenciale të disponueshme për këdo, por bëri një shlyerje efektive - një shlyerje të fuqishme që arriti qëllimin e saj për të shpëtuar një mori njerëzish specifikë. Çfarë arriti saktësisht Ai? 

Te Zbulesa 5:9, thuhet, “Dhe këndonin një këngë të re duke thënë: ...sepse ti u there, dhe nëpërmjet gjakut tënd na bleve (specifike, aktuale) për Perëndinë prej çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombi..." 

Vini re fjalët, sepse ato janë shumë specifike. Nuk thuhet që Jezusi i bleu njerëzit NË por njerëzit PREJ çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombi. Fjala greke për “prej” është fjala greke ek që do të thotë “nxjerrë nga”. Jezusi i shpengoi njerëzit prej çdo fisi, gjuhe, populli dhe kombi. JO të githë pa përjashtim, por të gjithë pa dallim.
E përmënd këtë varg te Zbulesa 5 sepse është në harmoni të përsosur me 1 Timoteun 2:4 i cili mëson shumë qartë që Perëndia dëshiron që të gjithë (të gjithë llojet e njerëzve) të shpëtohen. Perëndia do të ketë çdo fis, gjuhë, popull dhe komb të përfaqësuar rreth fronit ku do të këndohet për Qengjin që u ther për ti shpenguar ata.


Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_expositions/

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Pages