Kuptimi i 1 Timoteu 4:10 | 5 Pikat - Doktrinat e Hirit

5 Mësimet dhe të Vërtetat Biblike që besoheshin dhe mësoheshin nga Reformatorët dhe Protestantët por sot të injoruara dhe të kundërshtuara nga Kisha Moderne.

Kuptimi i 1 Timoteu 4:10

Shpërndaje
"Sepse për këtë, edhe mundohemi dhe po shahemi, sepse kemi shpresuar në Perëndinë e gjallë, që është shpëtimtari i gjithë njerëzve dhe sidomos i besimtarëve." - 1 Timoteu 4:10 

Ky varg ka pasur shumë interpretime. Këtu janë disa prej tyre: 

(1) Ideja që "Perëndia është Shpëtimtari i gjithë njerëzve" do të thotë që të gjithë ata që kanë jetuar do të shpëtohen. Sigurisht që kjo është në kundërshtim me gjithë doktrinën e shëndoshë. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, pjesa tjetër e vargut nuk do të kishte kuptim kur thotë "sidomos i besimtarëve." 

(2) Perëndia do që ti shpëtojë të gjithë por dëshira e tij shumë herë pengohet nga vullneti i lirë i njeriut (pikëpamja Arminiane). Vini re që pasazhi nuk thotë Ai do që të shpëtojë, por që Ai në të vërtetë shpëton: Ai është Shpëtimtari (në disa kuptime) i gjithë njerëzve. Gjithashtu, Vullneti i Perëndisë nuk pengohet kurrë (Isaia 46:10). 

(3) Perëndia është i aftë ti shpëtojë të gjithë njerëzit, por megjithëse të gjithë mund të shpëtohen, vetëm besimtarët shpëtohen. Përsëri, kjo nuk është ajo që thotë vargu. 

(4) Perëndia është Shpëtimtari i të gjithë njerëzve (në një kuptim) dhe sidomos i atyre që besojnë (në një kuptim tjëtër).
Unë besoj se ky është interpretimi i saktë.... 


Ndërsa studiojmë termat "shpëtim" dhe "Shpëtimtar" ne gjejmë shumë nuanca - shumë mënyra të ndryshme që Perëndia shpëton. Aspekti më i rëndësishëm i shpëtimit është të "shpëtohesh" nga zemërimi i Perëndisë (Romakët 5:6-9), por shpëtimi përfshin gjithashtu idenë e shpëtimit nga sulmi armik (Psalmi 18:3); ruajtjen (Mateu. 8:25); shërimin fizik (Mateu 9:22; Jakobi 5:15) etj. Perëndia "shpëton" jo vetëm Palin por edhe të gjithë të tjerët që ishin me të në anije te Veprat 27:22, 31, 44. Pra, ka shumë mënyra të ndryshme që ndodh "shpëtimi". 

Kur ne studiojmë fjalën Shpëtimtar (Greqisht: soter) në përkthimin Septuagint (përkthimi grek i Dhjatës së Vjetër) ne e shohim fjalën të përdorur në një mënyrë që është shumë më pak madhështore se ajo që mendojmë zakonisht për fjalën. Një shembull është Gjyqtari Othniel, i cili quhet një Soter (Shpëtimtar) ose çlirimtar sepse ai çliroi fëmijët e Izraelit nga duart e mbretit të Mesopotamisë (Gjyqtarët 3:9). 2 Mbretërit 13:5 flet për Perëndinë që i jep Izraelit një "Shpëtimtar" ku u çliruan nga duart e Sirianëve. Gjyqtarët e Izraelit ishin "shpëtimtarë" si Nehemia 9:27 që thotë, "Por në kohën e fatkeqësisë së tyre ata klithën te ti dhe ti i dëgjove nga qielli, dhe ti, me dhembshurinë tënde të madhe, u dhe atyre disa çlirimtarë që i shpëtuan nga duart e armiqëve të tyre."(shiko gjithashtu Psalmin 36:6)
Më shumë mund të thuhet për të mbështetur idenë e shpëtimtarit, por mendoj se ato që përmëndëm më sipër janë të mjaftueshme. Perëndia siguron ushqim (Psalmi 104:27, 28) dritën e diellit dhe shiun (Mateu 5:45), ashtu si edhe jetë, frymëmarrje dhe gjithçka (Veprat 17:25), sepse "në të ne jetojmë, lëvizim dhe jemi" (Veprat 17:28). Perëndia ruan, çliron dhe siguron nevojat e të gjithë atyre që jetojnë në këtë botë, dhe kjo është në kuptimn që Ai u jep hir atyre, duke i shpëtuar ata nga shkatërrimi çdo ditë që jetojnë. 


Perëndia është gjithashtu i hirshëm duke iu mundësuar shumë njerëzve të dëgjojnë shpalljen e Ungjillit. 

Të gjtha këto mëshira referohen si "hiri i zakonshëm." Është i zakonshëm në kuptimin që çdo person i gjallë e merr atë. Ky hir, në fakt, duhet të na mahnisë sepse Perëndia nuk është aspak i detyruar t’ja japë ndonjë njeriu. Perëndia është Ai që mban jetët e armiqve të tij të betuar, shpesh për shumë dekada! Gjithësesi, sado e bukur të jetë, është vetëm një hir i përkohshëm sepse të gjthë njerëzit e paripërtërirë eventualisht do të vdesin dhe do të përballen me gjykimin (Hebrenjtë 9:27). 

Atëhere, unë besoj se 1 Timoteu 4:10 mëson se ne i kemi shpresat tona të vendosura mbi Perëndinë e gjallë, i cili është Shpëtimtari (Soter - ruajtësi, mbajtësi, çlirimtari) i të gjithë njerëzve (duke treguar mëshirë ndaj të gjithëve çdo ditë që jetojnë), veçanërisht për ata që besojnë (të cilët marrin shpëtimin e plotë nga zemërimi i tij dhe jetën e përjetshme).



Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_expositions

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Pages