Efesianët 2:8,9 - Shpëtimi vetëm prej Hirit! | 5 Pikat - Doktrinat e Hirit

5 Mësimet dhe të Vërtetat Biblike që besoheshin dhe mësoheshin nga Reformatorët dhe Protestantët por sot të injoruara dhe të kundërshtuara nga Kisha Moderne.

Efesianët 2:8,9 - Shpëtimi vetëm prej Hirit!

Shpërndaje
Efesianët 2:8,9 thotë, "Sepse nga Hiri ju jeni shpëtuar, nëpërmjet besimit. Dhe KJO nuk është një veper e juaja; Eshtë dhurata e Perëndisë, jo një rezultat i veprave, që askush të mos mburret." [ESV]
"Hiri i Zotit jo vetëm që jep shpëtimin por gjithashtu edhe e siguron atë. 'Shpëtuar' i referohet clirimit prej zemërimit të Perëndise dhe gjykimit përfundimtar (Rom. 5:9)... Forma foljore e "jeni shpëtuar"...komunikon që shpëtimi i të krishterit është plotësisht i siguruar... "KJO", përemri grek është në gjininë asnjëanëse, ndërsa "hiri" dhe "besimi" në gjininë femërore. Rrjedhimisht, "KJO" i referohet të gjithë procesit të "shpëtimit prej hirit nëpermjet besimit", si një dhuratë e Perëndisë, dhe jo dicka qe ne mund ta kryejme/bëjmë vetë... Përdorimi i tj këtu e bën të qartë që besimi, jo me pak se Hiri, është një dhuratë e Perëndisë. Prandaj shpëtimi, ne cdo aspekt, nuk është një vepër e juaja." [ESV Study Bible, f. 2265]
Besimi është dhurata e Perëndisë për njeriun dhe jo dhurata e njeriut për Perëndinë. Asnjë njeri nuk mund të krijojë dot në zemrën e tij besimin që duhet për tu shpëtuar, sepse besimi është dhuratë e Perëndisë. Ky varg e hedh poshtë idenë njerëzore që njeriu ka aftësinë për të ardhur vetë te Perëndia.


Soli Deo Gloria
Bestar Flamuraj

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Pages