Cfarë duhet të dish për debatin midis Kalvinizmit dhe Arminianizmit | 5 Pikat - Doktrinat e Hirit

5 Mësimet dhe të Vërtetat Biblike që besoheshin dhe mësoheshin nga Reformatorët dhe Protestantët por sot të injoruara dhe të kundërshtuara nga Kisha Moderne.

Cfarë duhet të dish për debatin midis Kalvinizmit dhe Arminianizmit

Shpërndaje
Debati midis Kalvinizmit dhe Arminianizmit është në thelb një debat midis asaj që është quajtur "sinergjisëm" dhe "monergjisëm." Për ata që janë të rinj në këtë debat, në vijim është një abetare për këto dy sistemeve teologjike brenda krishterimit. Për ta thënë në një mënyrë tjetër, ka dy mënyra shumë të ndryshme për besimtarët për të kuptuar shpëtimin e tyre.

Lloji i parë është Arminian-Sinergjist. Arminianët afirmojnë sinergjismin. Kjo mëson se janë dy forca të nevojshme në univers për të sjellë ripërtëritjen në jetën e mëkatarit. Konkretisht, dy forcat në veprim (bashkëpunim) që janë të nevojshme për të sjellë ripërtëritjen, apo jetën shpirtërore, është vullneti i njeriut dhe Fryma e Shenjtë (hiri).

Për ta thënë në një mënyrë tjetër, puna e Frymës së Shenjtë është e varur nga vullneti i krijesës; pra, "sinergjisëm" (të punuarit së bashku). Këta individë me sinqeritet do të të thonë: "Unë besoj në vetëm prej hirit." Por e vërteta është se ata besojnë se hiri nuk është i vetëm (i mjaftueshëm); përkundrazi, vullneti njerëzor sipas tyre është i domosdoshëm që ripërtëritja të jetë efektive.

Shumë njerëz nuk pëlqejnë të etiketohen "Arminian" (p.sh ata thonë, "Unë nuk jam as Kalvinist as Arminian!) E vërteta, megjithatë, është se teologjia e tyre është sinergjiste. Kështu që, mënyra se si ata e  identifikojnë veten e tyre është në kundërshtim me atë që ata mësojnë dhe besojnë. Në fund të ditës, ata janë Arminianë, nëse duan ata apo jo, nëse iu pëlqen apo jo.

Grupi i dytë është Kalvinist-Monergjist. Ata afirmojnë monergjismin. Ata (përfshirë edhe veten time) besojnë se ka vetëm një forcë në univers (vetëm hiri) që sjell ripërtëritjen në jetën e mëkatarit. Specifikisht, për shkak të vdekjes shpirtërore të njeriut (dmth paaftësia morale), Fryma e Shenjtë kryen mrekullinë e ringjalljes shpirtërore (ripërtëritjes) në atë person. Kështu që është monergjist (një punë). Hiri është i mjaftueshëm për të qenë efektiv, dhe nuk varet nga ndonjë veprim i vullnetit të njeriut.

Me fjalë të tjera, Fryma e Shenjtë nuk thjesht "pëshpërit" në veshin e shurdhët të mëkatarit dhe shpreson që mëkatari rebel do të "bashkëpunojë." Në vend të kësaj, ndërsa mëkatari është në një gjendje të ngurtë dhe rebeluese, Fryma e Shenjtë depërton në vullnetin e njeriut dhe kryen mrekullinë e jetës shpirtërore (ripërtëritjen). Ky është vetëm prej hirit. Kjo është ajo që mëson Bibla. Besimi nuk paraprin ripërtëritjen, ripërtëritja paraprin besimin.

Por Perëndia, që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, ndonëe ne ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve, na dha jetë bashkë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit), Efesianëve 2:4-5

Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk lindën as prej gjakut, as prej vullnetit mishit, as prej vullnetit burrit, por prej Perëndi.Gjoni 1:12-13

Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë". Gjoni 8:47

Arminianët nuk mund të afirmojnë ose pohojnë vetëm prej hirit. Ata gjithmonë duhet të kenë vullnetin e krijesës si përcaktuesin përfundimtar të fatit të tyre, dhe jo Perëndinë.

Një shënim i fundit.

Arminianët luten në mënyrë jo konsistente. Ata luten pa e ditur si një kalvinist:
  “Zot, ndryshoje zemrën e jobesimtarit.”

Nuk e kam dëgjuar kurrë një Arminian të lutet:
"O Zot, vetëm pëshpërit në veshin e jobesimtarit, por mos i ndrysho zemrën nëse nuk të është dhënë leje nga jobesimtari."

Kalvinisti lutet dhe pohon të vërtetën biblike në mënyrë konsistente.

Nga Alan E. Kurschner
http://www.aomin.org/aoblog/index.php/2016/09/19/what-you-need-to-know-about-the-calvinism-and-arminianism-debate/

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Pages