5 Pikat dhe Mesimet Biblike te Injoruara dhe Kundershtuara nga Kisha Moderne | 5 Pikat - Doktrinat e Hirit

5 Mësimet dhe të Vërtetat Biblike që besoheshin dhe mësoheshin nga Reformatorët dhe Protestantët por sot të injoruara dhe të kundërshtuara nga Kisha Moderne.

5 Pikat dhe Mesimet Biblike te Injoruara dhe Kundershtuara nga Kisha Moderne

Shpërndaje
Ka disa mësime të caktuara në Bibël , në lidhje me shpëtimin e njeriut që janë injoruar dhe harruar nga kisha e sotme moderne, madje refuzohen dhe kundërshtohen. Këto mësime biblike na tregojnë që shpëtimi ynë vjen vetëm nga Perëndia, vetëm nëpërmjet hirit, vetëm përmes Krishtit, vetëm për lavdinë e Perëndisë. Këto mësime të injoruara në Ungjillorizmin modern janë të vështira për tu pranuar, por të krishterët nuk duhet të mbështetn te ndjenjat e tyre në lidhje me to, por duhet të hulumtojnë Shkrimin, dhe nëse Shkrimi i mëson ne duhet ti pranojmë dhe ti besojmë, edhe nëse nuk na pëlqejnë. Përderisa ato janë në Bibël, Perëndia do që ne ti mësojmë, ti studiojmë dhe ti besojmë. Dikush, mund të thotë: "Por edhe nëse janë në Bibël, nuk kemi pse te fokusohemi ose të flasim për to." E vërteta është se këto mësime Biblike kanë rëndësi jetësore. Eshtë shumë e rëndësishme se cfarë beson në lidhje me shpëtimin e njeriut dhe me shpëtimin tënd, sepse ashtu si beson, ashtu edhe do të veprosh edhe në praktikë.

Ato janë 5 mësime të cilat quhen Doktrinat e Hirit dhe janë pese të vërteta biblike të cilat dolën si përgjigje e Reformatorëve ndaj mësimeve fallco të Arminianizmit që mësoheshin nga Armini. Ato nuk ishin dicka e re, por ishin pesë përgjigje nga Bibla ndaj këtyre pesë mësimeve të rreme. Fatkeqësisht, shumica dërrmuese e kishave ungjillore moderne sot kanë përqafuar Arminianizmin, që ishte një formë më e zbutur e herezisë së lashtë të Pelegianizmit. Shumë të krishterë nuk janë të vetë-dijshëm që po besojnë këto mësime jobiblike të Arminit. Ka mundësi që edhe ti që po e lexon këtë, nuk i ke dëgjuar ndonjëherë këto terma më parë dhe qe po beson mesimet e Arminianizmit dhe jo te Biblës
. Pesë mësimet jobiblike të Arminit që shumica e kishave sot besojnë janë:

1. Megjithëse Rënia e Adamit e ka prekur njeriun, njeriu nuk është aq i keq. Ai ka vullnet të lirë për të ardhur te Perëndia. - Pra, ajo që besohet dhe mësohet ketu është që njeriu ka fuqine dhe aftësine në veten e tij të vijë te Perëndia kur të dojë. Sipas ketij mesimi, arsyeja qe ata vijnë te Perëndia eshte sepse, ndryshe nga të gjithë të tjerët, ata perdoren aftesine, fuqine dhe vullnetin e tyre të lirë per bere zgjedhjen e duhur. Kjo do të thotë që ardhja e tyre te Zoti ishte rezultat i dickaje qe ata bene nga vetja e tyre.
2. Zgjedhja e Perëndisë është e bazuar te njeriu. - Pra, Perendia thjesht shikon ne te ardhmen kush jane ata qe do ta zgjedhin Ate dhe prandaj Ai i zgjedh ata. Ky mesim tregon që është njeriu ai që e zgjedh Perëndinë i pari dhe ketu iniciativa dhe merita eshte e vete njeriut. Perëndia thjesht reagon nga ajo që njeriu bën në të ardhmen.
3. Krishti vdiq per te gjithe njerezit ne bote. - Pra, ajo qe ky mesim po meson eshte se Krishti derdhi gjakun e tij per te gjithe njerezit (perfshire myslimanet, ateistet, etj), pagoi 100 % per cdo mekat te tyre (duke perfshire edhe mekatin e mosbesimit) dhe prapeseprape ata shkojne ne ferr. Ai vdiq per ta, pagoi plotesisht per ta dhe prapeseprape nuk i shpetoi dot, perkundrazi, Ai i dergon ne ferr.
4. Njeriu mund ti rezistoje dores dhe fuqise se Perendise sa here te doje. - Ky mesim po meson qe njeriu eshte me i fuqishem dhe sovran sesa Perendia. Njeriu i plotefuqishem dhe Perendia i pafuqiqem te beje ndonje gje.
5. Per shkak se shpetimi varet nga njeriu (sic e treguan pikat me para) dhe eshte ne doren e tij, nese njeriu do, mund te largohet ne cdo kohe dhe rrjedhimisht ta humbase edhe shpetimin.

Ne kete sistem njeriu eshte sovran, jo Perendia. Eshte njeriu qe e merr iniciativen, jo Perendia. Eshte njeriu qe zgjedh i pari, jo Perendia. Eshte njeriu qe eshte i plotefuqishem, jo Perendia. Eshte njeriu qe vjen i pari te Perendia nepermjet fuqise se tij, jo Perendia. Eshte njeriu qe merr lavdine, jo Perendia. Ky nuk eshte shpetim vetem prej hirit. Ky eshte nje shpetim hir + vepra, ku gjithcka eshte e fokusuar rreth njeriut dhe per njeriun.
Mesimi i rreme mund te dallohet shume qarte sepse ngre njeriun ne piedestal dhe ia jep njeriut lavdine.

Por si shihet ne veprim, ne praktike ky besim, kjo teologji?

Per shkak se fokusi eshte te njeriu, edhe praktika eshte rreth njeriut. Sot kemi predikime qe kane ne qender njeriun, jane per njeriun dhe nevojat e tij. Nuk flitet per mekatin ose flitet shume pak qe njeriu te mos ofendohet, ka predikime gazmore me anektoda dhe histori per te qeshur qe njeriu te ndihet mire, ungjilli eshte i zbutur qe njeriu te mos ofendohet, kishat perdorin lloj-lloj menyrash misherore dhe argetim per te terhequr njerezit dhe per ti bere qe te bejne nje lutje, qe me pas, ti shpallin direkt te shpetuar. Pse? Sepse sipas tyre, eshte ne doren e njeriut te shpetohet, varet nga ai dhe fuqia e vullnetit te tij. Rilindja prej Perendise eshte zevendesuar me nje vendim. Mjafton qe te besh vetem nje lutje. Ungjillizimi eshte i fokusuar te njeriu. Ne ungjillizim, duke dashur per te mos i ofenduar njerezit, thuhet "Zoti te do" dhe flitet pak ose aspak per mekatin. Nuk fillon me Perendine dhe atributet e Tij. Nuk ka ekspozim te Ligjit te Zotit qe njeriu qe shikoje se sa shume e ka thyer ligjin e Tij, sa shume e ka ofenduar Ate, qe ai te vajtoje dhe te qaje per mekatin e tij dhe te shohe nevojen per nje Shpetimtar. Nuk flitet per Zemerimin e Perendise sepse eshte ofenduese. Adhurimi eshte kthyer me shume ne koncert me muzike te forte per te kenaqur njeriun sesa nje adhurim per Perendine. Kishat jane te mbushura me aktivitete argetuese dhe te kenaqshme per njerezit, por jane pa fuqi. Kishat jane kthyer ne fabrikat me te medhaja te prodhimit te te krishtereve te rreme dhe fetareve, Sepse ardhja ne familjen e Perendise varet nga njeriu, mjafton ta cosh ate ne nje gjendje ku ai te jete i kenaqur, i argetuar dhe me pas ta bindesh qe te beje nje lutje dhe ta shpallesh te krishtere. Keto jane metoda te mishit, jo krahu i Perendise. Gjithcka eshte kthyer per njeriun dhe gjithka eshte e fokusuar te njeriu dhe te fuqia e tij per tu shpetuar.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

  Pesë Mësimet Biblike te Injoruara dhe te Kundershtuara nga Kisha Moderne janë:
1. Mëkatshmëria dhe Shthurja e Plotë e Njeriut
Mesimi biblik i mëkatshmërisë së plotë (ose paaftësisë së plotë) thotë që të gjithë njerëzit, si pasojë e Rënies, lindin të korruptuar moralisht, te vdekur ne mekat, mekati ka prekur cdo aspekt, mendjen, zemren, dhe veprat, vullneti i tyre nuk eshte i lire por skllav i mëkatit, në armiqësi me Perëndinë, urrejtes te Perendise, te verber dhe me zemer te ngurtesuar, të paaftë për ta kënaqur Atë ose edhe që të kthehen te Krishti për shpëtim. Ai nuk e do Perendine dhe nuk e kerkon Ate. Ai kerkon te mirat, bekimet e Zotit, dhe nje "zot" te krijuar, por jo Zotin e Bibles.

Disa vargje qe e deshmojne kete:

Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synime e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë... qysh në fëmijërinë e tij”  Zanafilla 6:5 dhe 8:21

"ishit TE VDEKUR ne shkelje dhe ne mekate" Efesianeve 2:1

"Nuk ka asnjeri të drejtë, as edhe një. Nuk ka asnjeri që të kuptojë, NUK KA ASNJE QE TE KERKOJE PERENDINE. Të gjithë kanë dalë nga udha e tij, që të gjithë janë bërë të padobishëm, nuk ka asnjë që të bëjë të mirën, as edhe një.”  -  Romaket 3:10-12

"Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi është ARMIQESI KUNDER Perëndisë, sepse
nuk i nënshtrohet ligjit të Perëndisë dhe as nuk mundet.”  - Romaket 8:7

"Ç'është njeriu që ta konsiderojë veten të pastër dhe i linduri nga një grua për të qenë i drejtë? Ja, Perëndia nuk u zë besë as shenjtorëve të tij dhe qiejt nuk janë të pastër në sytë e tij; aq më pak një qenie e neveritshme dhe e korruptuar, njeriu, që e pi paudhësinë sikur të ishte ujë!”  - Jobi 15:14-16



2. Zgjedhja e Pa Kushte e Per
ëndisë
Bibla tregon që Perëndia ka paracaktuar dhe ka zgjedhur që para themelimit të botës nje popull për tu shpëtuar dhe se zgjedhja e Tij nuk është e bazuar tek ne, por 100 % te vetë vullneti i Tij i mirë.

Disa vargje qe e deshmojne kete:

 "NA ZGJODHI në të përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer përpara tij në dashuri, duke NA PARACAKTUAR që të birësohemi në veten e tij me anë të Jezu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet, PER LEVDIM TE LAVDISE SE HIRIT TE TIJ, me të cilin na bëri të pëlqyer në të dashurin Birin e tij" - Efesianet 1:4-6

 "Sepse Perëndia nuk na ka CAKTUAR për zemërim, por PER TE MARRE SHPETIMIN me anë të Zotit tonë Jezu Krisht" - 1 Thesalonikasve 5:9
 
"Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin
të CAKTUAR për jetën e perjetshme besuan" - Veprat 13:48

"Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve" - Gjoni 15:16


3. Shlyerja Specifike e Krishtit p
ër Popullin e Tij të Zgjedhur
Bibla meson se Krishti erdhi dhe vdiq dhe siguroi shpëtimin specifikisht për njerëzit e Tij të zgjedhur, për kishën e Tij dhe delet e Tij. Ai nuk vdiq për cdo njeri në botë por për të gjithë ata që besojnë me të vërtetë tek Ai.

Disa vargje qe e deshmojne kete:

  “I cili e dha veten PER NE, për të na shpenguar nga çdo paudhësi dhe për të pastruar
për vete NJE POPULL të veçantë, të zellshëm në vepra të mira.”  Titi 2:1

  “Dhe ajo do të lindë një djalë dhe ti do t'i vësh emrin Jezus, sepse ai do të shpëtojë
POPULLIN E TIJ nga mëkatet e tyre"  Mateu 1:21

Unë jam bariu i mirë; bariu i mirë jep jetën e vet PER DELET...” Gjoni 10:11
Unë jam bariu i mirë, dhe i njoh të miat dhe njihem nga të miat, ashtu siç më njeh
Ati mua dhe unë e njoh Atin dhe jetën time e jap PER DELET.”  Gjoni 10:14-15

Ju, burra, duajini gratë tuaja, sikurse edhe Krishti deshi KISHEN dhe DHA VETEN E TIJ PER TE” Efesianët 5:25

Duhet patur parasysh qe kur Shkrimi perdor fjalen "bote" shpesh nuk nenkupton cdo njeri ne planetin Toke. Nese ne cdo rast kur Shkrimi perdor fjalen "bote" nenkuptohet "Cdo njeri, kudo, dhe cdo here" kemi nje problem te madh. Psh marrim rastin e 1 Gjonit 5:19 - "Ne e dime qe jemi prej Perendise dhe se e GJITHE BOTA gjendet nen kontrollin e te ligut" Nese do fusim ketu kuptimin "Cdo njeri, kudo, dhe cdo here" kemi nje problem te madh. Sepse kjo do te nenkuptonte qe edhe te krishteret jane nen kontrollin e te ligut. Ose rasti i Zbuleses 13:3 - "Dhe GJITHE BOTA u mrekullua pas bishes." Nese fjales "bote" do i vendosim kuptimin "Cdo njeri ne planet" atehere i bie qe edhe te krishteret u mrekulluan pas bishes.

Fjala “botë” nuk nënkupton  çdo individ në botë por shpeshherë është përdorur në sensin e “shumë,” ose “të gjithë të një grupi të caktuar”

“Dhe ndodhi që, në ato ditë u shpall një dekret nga ana e Cezar Augustit, për të regjistruar të gjithë botën.” [Çdo vend i botës përfshihet këtu? Çdo vend të botës kishte pushtuar Roma në atë kohë?]  Lluka 2:1

Atëherë farisenjtë thanë midis tyre: "A e shihni se s'po bëni asgjë; ja,
bota shkon pas tij" [Çdo njeri dhe individ në botë po shkonte pas Jezusit?] Gjoni 12:19

Dhe jo vetëm që është rreziku për ne që kjo mjeshtria jonë të hidhet poshtë, por që edhe tempulli i perëndeshës së madhe Artemisa të mos vlerësohet më aspak dhe që t'i hiqet madhështia asaj, që gjithë Azia, madje gjithë bota, e nderon".  [Çdo njeri dhe çdo vend i botës e nderonte perëndeshën Artemisë?] Veprat 19:27

Së pari, e falënderoj Perëndinë tim me anë të Jezu Krishtit për të gjithë ju, sepse për besimin tuaj është folur në gjithë botën.” [Në çdo vend të botës dhe çdo njeri në botë ka folur për besimin e romakëve?] Romakët 1:8


4. Hiri Efektiv dhe i Parezistuesh
ëm i Perëndisë në tërheqjen e mëkatarëve
Megjithëse një njeri mund të rezistojë dhe të kundërshtojë në fillim, përfundimisht nëpërmjet Fuqise se Mbintyrshme te Perendise ne Ripërteritjen dhe hapjen e syve ai do të kthehet dhe do të sillet në besim.

Disa vargje qe e deshmojne kete:

  "Zoti, Perëndia yt, DO TA RRETHPRESE zemrën tënde dhe zemrën e pasardhësve të tu, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh."  Ligji i Ripërtërirë 30:6

"Do T'JU JAPE një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe DO T'JU JAPE zemër prej mishi. DO TE VE brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia"  Ezekieli 36:26-27

"Dhe një grua, me emër Lidia, që ishte tregtare të purpurtash, nga qyteti i Tiatirës dhe që e adhuronte Perëndinë, po dëgjonte. Dhe Zoti IA HAPI ZEMREN për të dëgjuar gjërat që thoshte Pali"  Veprat 16:14

"Si i dëgjuan këto fjalë, ata u qetësuan dhe përlëvduan Perëndinë, duke thënë: "Perëndia, pra, edhe kombeve U DHA PENDESEN për t'u dhënë jetën!"  Veprat 11:18

 
5. Qëndrueshmeria e Shenjtorëve - Mbajtja në Besim nga Perëndia
Të gjithë të zgjedhurit e Perëndisë, Te shpetuarit, te krishteret e vertete, mëkatet e të cileve janë shlyer nga Vepra e Krishtit në kryq, ne saje te vepres se mbinatyrshme te Perendise, kane nje zemer te re, jane nje krijese e re me natyre te ndryshuar dhe do ta duan Zotin deri ne fund dhe nuk do ta braktisin Ate. Ata do të qëndrojnë deri në fund sepse vetë Perëndia është Ai që do ti mbaje ata. Ai që e filloi një punë të mirë, do ta përfundojë atë.

Disa vargje qe e deshmojne kete: 

"Duke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një vëpër të mirë në ju, DO TA PERFUNDOJE deri në ditën e Jezu Krishtit" - Filipianet 1:6

"Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t'u bëj të mira dhe DO TE SHTIE në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin."  Jeremia 32:40

"Edhe Zoti do të më çlirojë nga çdo vepër e ligë dhe do të më shpëtojë për mbretërinë e tij qiellore. Lavdi atij në jetë të jetëve. Amen."  2 Timoteu 4:18

"Por ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë TE MOS HUMBAS asgjë prej të gjithave që ai më ka dhënë, por t'i ringjall në ditën e fundit."  Gjoni 6:39-40

"Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, dhe unë i njoh dhe më ndjekin; dhe unë u jap atyre jetën
e përjetshme dhe NUK DO TE HUMBASIN aspak, përjetë, dhe ASKUSH nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime. Ati im, që m'i ka dhënë, është më i madh se të gjithë; dhe ASKUSH nuk mund t'i rrëmbejë nga dora e Atit tim."  Gjoni 10:27-29

"Por ME ANE TE HIRIT të Perëndisë jam ai që jam; dhe hiri i tij ndaj meje nuk qe i kotë, jam munduar më shumë se gjithë të tjerët, jo unë, POR HIRI i Perëndisë me mua."  1 Korintasit 15:10


Nese nje i krishtere ose nje kishe eshte rikthyer te Bibla dhe beson keto mesime biblike, keto te verteta te veshtira, i gjithe mesimi dhe praktika do kete ne fokus dhe ne qender, jo njeriun, por Perendine.

Si shihet ne veprim, ne praktike ky besim?

Kishat e reformuara kalviniste, duke kuptuar qe ne nuk kemi fuqi ne veten tone dhe gjerat apo shpetimi nuk varet nga ne kane nje teologji qe eshte e fokusuar te Perendia. Qellimi i tyre nuk eshte qe te kenaqin njeriun por te jene sa me besnike ndaj Shkrimit dhe te lartesojne dhe ti japin lavdi Perendise. Predikimet e tyre flasin per Perendine dhe atributet e Tij, flasin per mekatin, ekspozojne ligjin e Perendise, flasin per zemerimin e Perendise, e perballin mekatarin me ligjin e Perendise dhe Fjalen e tij. Ato nuk jane te interesuara per ti bere njerezit te ndihen mire, ti argetojne dhe tu mbushe mendjen te bejne nje lutje. Ato duan qe njerezit te shohin gjendjen e tyre te mjere dhe te vertete mekatare, sic Bibla flet per njeriun e rene natyror. Ato u bejne thirrje pasi i kane ballafaquar njerezit me ligjin qe te pendohen dhe te besojne vetem te Krishti per shpetim. Ato nuk i manipulojne njerezit sepse e dine qe njerezit jane te vdekur, te verber dhe te ngurte dhe e vene shpresen e tyre vetem te Perendia sepse vetem Ai i sjell ne shpetim me fuqine e tij. Ato ungjillizojne biblikisht sic apostujt benin, ato flasin ne thellesi dhe specifikisht per mekatin, paraqesin bukurine e Krishtit, dhe u bejne thirrje njerezve te pendohen dhe besojne. Ato nuk bejne lutje shpetimi por lene Perendine ti riperterije, tu hape syte, per ti sjelle njerezit ne shpetim dhe ne mbreterine e Birit te Tij. Adhurimi i tyre eshte i fokusuar te Perendia dhe lavdia e Tij per shpetimin e mrekullueshem te hirit te tij. Ato jane mirenjohese Atij qe kur ishin te humbur ne mekat, Ai i zgjodhi ata qe perpara themelimit te botes, i deshi ata, vdiq per ta ne kryq, i biresoi dhe i solli ne mbreterine Birit te Tij te dashur, dhe qe do ti mbaje deri ne fund. Kishat e reformuara kalviniste u permbahen 5 Solave te Reformacionit. Sola Scriptura (Vetem Shkrimi) Sola Gratia ( Vetem Hiri) Sola Fide (Vetem Besimi) Solus Christus (Vetem Krishti) Soli Deo Gloria (Vetem per lavdine e Perendise).

Ky eshte shpetimi eshte vetem prej hirit, vetem permes besimit, vetem ne Krishtin, vetem per lavdine e Perendise. "Shpetimi i perket Zotit" (Jona 2:10).  Amen.


Me fjalë të tjera këto pika mund të shprehen edhe në këtë mënyrë:

1. Unë isha i humbur/vdekur në mekat,
2. Perendia me zgjodhi perpara themelimit të botës,
3. Krishti erdhi dhe vdiq specifikisht për mua,
4. Perendia më riperteriu dhe më dha një zemër të re,
5. Perëndia do të më mbajë deri në fund.

Këto jane doktrinat e hirit, dhe janë prezantimi më i paster dhe më biblik i shpëtimit tonë dhe Ungjillit. Sic mund të shihet këto pika kanë renditur dhe përmbledhur gjithë vepren e Perëndisë në shpëtimin tonë dhe gjitha lavdia i perket dhe i jepet vetëm Atij. Nga fillimi deri në fund shpëtimi ynë është vetëm prej Perëndisë.

No comments:

Post a Comment

SHËNIM: Ju lejoheni dhe inkurajoheni ta riprodhoni apo shpërndani këtë material në çdo formë të mundshme me kusht që të mos ndryshoni fjalët në asnjë mënyrë dhe gjithashtu të citoni burimin, pra, të përmëndni nga është marrë materiali duke e shoqëruar me adresën e kësaj faqeje.

Pages